I shënoi Italia, Strakosha i trembet kritikave: Do më shajë Thomas!

I shënoi Italia, Strakosha i trembet kritikave: Do më shajë

Nën moton "Luajmë dhe rindërtojmë së bashku",në vendin tonë u organizua turneu i parë futbollistik me karakter bamirës.

Me pjesëmarrjen e legjendave të kombëtareve si Greqia, Italia, Turqia dhe Shqipëria, në stadiumin e ri kombëtar u zhvillua një aktivitet mjaft i bukur, ku të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fushë zbriti edhe një prej futbollistëve më të suksesshëm të kombëtares shqiptare, si Foto Strakosha. Pas takimit, ai u ndal për mikrofonin e "Ora News", ku zbuloi se pas pësimit të golit ndaj Italisë do të shahet nga djali i tij, portieri i Lazios dhe kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

"E para ishte kauza që me gjithë mend ishte shumë e rëndësishme. Besoj se e kemi të gjithë për detyrë të ndihmojnë Shqipërinë në momente të vështira. Shpresoj që të jenë kënaqur edhe tifozët. Është për të thënë faleminderit edhe ekipet kombëtare të Turqisë, Italisë dhe Greqisë. E kishim egon, por nuk arritëm që të bënin mirë, pavarësisht se u munduam".

Pjesëmarrja në stadium?Është një ndjesi. Do të donim të kishte një pjesëmarrje më ta madhe. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në vendin tonë. Shpresoj që të mos të mblidhemi më për këto lloj fatkeqësish, por për gjëra më të mira. Më tha një mik që tani që pësove gol do të të shajë Thomas (qesh)," përfundoi Strakosha.

EMISIONET