I ofenduan vajzën dhe dhëndrin, Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

I ofenduan vajzën dhe dhëndrin, Erdogan paralajmëron masa të

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale, pas fyerjeve drejtuar vajzës dhe dhëndrit të tij kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt, përmes rrjetit social Twitter.

Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij me anë të një videokonference, Erdogan deklaroi se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e "akteve imorale" viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

"A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet," u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t'iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

EMISIONET