Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Scavulescu ishte prej një viti në arrati për shkak të problemeve me drejtësinë, ku vetëm pak javë më parë i është dorëzuar autoriteteve italiane.

Për një periudhë u aludua se Angela dhe Dragos i kishin dhënë fund martesës së tyre sepse modelja nuk ishte parë krahë bashkëshortit për shumë kohë, por mesa duket nuk është e vërtetë.
Ditën e Shën Valentinit Angela ka postuar një video në “Instastory”, ku shihen duart e njëri-tjetrit të bashkuara.

“E vërteta, drejtësia dhe dashuria e vërtetë fitojnë gjithmonë”, shkruante modelja.

Mesa duket Drago i paska zgjidhur problemet me drejtësinë dhe i është rikthyer surprizave romantike për partneren e tij.

Angela Martini së fundmi ka postuar një video tjetër në “Instastory”, ku shihet një buqetë gjigande me trëndafila të kuq dhe rozë në formën e zemrës.

“Nga bashkëshorti im”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe, ka shkruar Angela.


/Ora News.tv/