Armë me silenciatorë e municione, RENEA kap 33-vjeçarin që goditi shefin e rendit në Elbasan

Armë me silenciatorë e municione, RENEA kap 33-vjeçarin që

Arsenale armësh me silenciator e të modifikuara janë sekuestruar nga Policia në dy operacione. Në Elbasan, forcat RENEA kapën një 33- vjeçar që dy vjet më parë rrahu shefin e rendit. Në Gjirokastër, një 63 vjeçar e kishte shndërruar shtëpine në bazë armatimesh që do të verifikohen nësë janë përdorur në ngjarje kriminale

Forcat Speciale RENEA zbarkuan në Elbasan për të vënë në pranga Ervis Dakën, një person  me precedentë penalë në krimet ndaj personit.

Në shtëpinë e tij në lagjen Shënkoll, 33 vjeçarit iu sekuestruan një automatik, dy pistoleta, ku njera ishte me silenciator, 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Daka është një personazh i njohur për policinë e Elbasanit.

Në vitin 2018, ai u ndalua bashkë me të vëllanë, Mehmet Daka pasi kundërshtuan me dhunë shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi tentoi tu bënte kontroll për armë në lokal.

Ndërsa një arsenal me armë të modifikuara dhe silenciator iu sekuestrua në banesë një 63-vjeçari në Gjirokastër.

Armët u gjetën në banesën e Ilirjan Icit, të fshehura në vende të përshatura në tavan e poshtë dyshemese.

Në total janë 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut.

Po ashtu u sekuestruan 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.

Në të dy rastet armët msohet se do të dërgohen për ekspertizë për të zbuluar nëse janë përdorur për vepra kriminale në Shqipëri.


EMISIONET