Policia vijon operacionin policor të koduar “Tushemishti”, ku ka shkuar në në tre numri i të ndaluarve.

Në pranga është vënë 38-vjeçari Andrea Pilici i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar "Tushemishti", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. 

Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.


/Ora News.tv/