Hyjnë brenda makinerisë me para, minjtë "bëjnë kërdinë"

Minjtë kanë shkatërruar më shumë se 13.000 dollarë pasi hynë brenda një makinerie me para në Indi.

Brejtësit në Assam u zbuluan nga zyrtarët e bankës pasi klientët u ankuan se ATM kishte probleme dhe nuk nxirrte paratë.

Kur zyrtarët e bankës shkuan për të kontrolluar makinerinë gjetën kartmonedha e coptuara dhe brejtësit brenda.

Minjtë sipas policisë kanë hyrë brenda në makineri përmes disa hapërave të vogla kur ishin vendosur telat.

 

EMISIONET