Hoti: Njohja reciproke me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga qeveria

Hoti: Njohja reciproke me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të udhëhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se përpara është një proces sfidues i arritjes së marrëveshjes së paqes me Serbinë që ka si konkluzion njohjen reciproke.

Reagimi i plotë

''Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.

Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.

Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë.''


EMISIONET