Hoti: Jam në koordinim me Grenell-in për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut

Hoti: Jam në koordinim me Grenell-in për të caktuar një

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternative.

Ai shtoi se shuam shpejt do të ketë një takim me ambasadorin Grenell.

Hoti: Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut me një axhendë fillimisht ekonomike dhe më pas politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona, ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu nuk ka alternativë. 

Prandaj sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel do të shkojë të përfaqësoj shtetin e Kosovës. Për të protestuar është e drejtë se secilit, por ne kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare dhe këtë radhë do të sillemi njëlloj, se kur organet e rendit e ngrenë një çështje nuk pengojmë por përballemi me ato.

EMISIONET