Histori frymëzuese: 15 vjeçarja pedalon 1.200 km për të sjellë babanë e aksidentuar në shtëpi

Një 15-vjeçare në Indi bëri xhiron e rrjeteve sociale  duke shfaqur kështu aftësitë e saj në çiklizëm që ndoshta dhe vetë ajo nuk u dinte.

Jyoti Kumari, udhëtoi disa javë më parë nga Siruhully, fshati i saj në Durbhanga në shtetin e Bihar në veri-lindje të vendit, në Gurugram, një fshat i Neë Delhi, së bashku me babanë e saj Mohan Paswan , shofer i një makinerie motorike.

Me ndalimin e transportit publik, pandeminë në vazhdim dhe bllokimin pasues të imponuar nga Presidenti Narendra Modi , asaj iu desh  të përshkonte një distancë prej rreth 1.200km me një biçikletë të dorës së dytë, e vetmja që ata mund të përballonin për ta blerë, duke qenë marrja me qira e një biçiklete kushtonte shumë shtrenjtë.

Pas një aksidenti,  babai i saj Mohan nuk ishte më në gjendje të pedalojë, përveç humbjes së punës së tij për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike që po prek Indinë, ashtu si  pjesën tjetër e botës.

Në një shtet prej mbi një miliard e 300 milion njerëz, miliona kanë humbur punën e tyre, aq sa vajza nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç se të merrte biçikletën dhe ta sillte babin në shtëpi.

Asaj ju desh një javë udhëtim, duke pedaluar 100 km në ditë.

Veprimi i vajzës indiane tërhoqi vëmendjen e Ivanka Trump, e bija e presidentit amerikan, që e përshkroi udhëtimin si një "provë të madhe dashurie dhe guximi".

Historia tërhoqi edhe vëmendjen e federatës indiane të çiklizmit.

Kumarit ju ofrua mundësia për të marrë marrë pjesë në një audicion për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar.

"Ne jemi të bindur se ekziston një potencial i madh në të, përtej nxitjes emocionale që i kishte dhënë asaj dashuria për babanë," tha presidenti i federatës Onkar Singh.

"Tani për tani ajo u përgjigj se dëshiron të vazhdojë studimet, por ne menjëherë e siguruam atë që çdondonjëri prej anëtarëve tanë, përveç trajnimit, ka edhe mundësinë t'i kushtojë kohë shkollës, përmes akademisë dhe më së shumti mësime specifike. Shpresojmë ta bindim ".

Për momentin kombëtarja e çiklizimit në Indi po pret fundin e periudhës së kufizimeve për frenimin e pandemisë.

Një shpresë që aktualisht është larg nga realizimi, me numrin e infeksioneve dhe viktimave që vazhdon të rritet.

Vdekjet e konfirmuara janë aktualisht 3 mijë, por vështirësitë me të cilat po përballet India janë jashtëzakonisht më të mëdha.

Izolimi dhe kriza ekonomike e krijuar nga epidemia ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe rritur papunësinë.

EMISIONET