"Hiqe maskën", media italiane i tërheq veshin portierit shqiptar

"Hiqe maskën", media italiane i tërheq veshin portierit

Thomas Strakosha edhe pse po zhvillon një sezon pozitiv në përgjithësi, është përfshirë nga një "valë gafash" në këto javë. 

Gardiani shqiptar ka treguar se di ta mbajë mirë vendin e titullarit me paraqitje të mira në përgjithësi. Por, nga ana tjetër, nuk po bën hapin cilësor në karrierën e tij, të paktën kështu shkruan “Tuttomercato.web” në një artikull dedikuar portierit shqiptar. Portieri nuk ka bërë gabime fatale me Lacion, por ka bërë një të vetëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Turqisë, që shuajti shpresat e kuqezinjve për kualifikim në Europian.

Media italiane shkruan se Strakosha duhet të heqë “maskën”, për të treguar nëse është një portier vendimtar që i jep pikë skuadrës, apo një portier që mund të bëjë më mirë. Pyetje kjo që do t’i jepet përgjigja vetëm në fushë dhe në asnjë vend tjetër.

EMISIONET