Hidhet shorti për Kupën e Shqipërisë, ja çiftet gjysmëfinaliste

Hidhet shorti për Kupën e Shqipërisë, ja çiftet

Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur sot shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, për sezonin 2019/2020.

Goglat vunë përballë Kukësi me Teutën dhe në çiftin tjetër Tirana do të sfidojë Bylisin. Praktikisht asnjë skuadër nuk e ka të lehtë për të mbërritur në finale, edhe pse diferencat mes skuadrave ekzistojnë.

Me bylisin që është skuadër më pak e kuotuar për të mbërritur në finale, Teuta dhe ballshiotët e aspirojnë trofeun e Kupës për të siguruar një biletë për në zonën europiane edicionin e ardhshëm, ndërsa për Kukësin ky do të ishte një sezon i dështuar pa asnjë trofe.

''Atëherë çiftet janë Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana. Ndeshjet e para zhvillohen me 5 korrik ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 korrik. Sikurse e dini te kalendarët që kemi përgatitur më përpara, finalja është më 2 gusht.''

Tirana është 16 herë fituese, Teuta 3 herë, Kukësi dy herë dhe Bylisi ka mbërritur vetëm një herë në finale kundër Laçit, por pa mundur ta fitojë.

Sezonin e shkuar, e fitoi Kukësi Kupën e Shqipërisë, pasi mundi Tiranën në finale, ndërsa Teuta për herë të fundit e ka fituar në 2005 me penallti kundër Tiranës.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.

EMISIONET