I ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora ka qenë reperi i njohur Stresi. Ai prej vitesh është një mik shumë i mirë për Roza Latin dhe meqe “Ëhy Not” është drejt përfundimit për t’ia lënë vendin spektaklit më të ri “Dy Botë”, moderatorja e ftoi atë për të patur një kujtim shumë të bukur. Në fillim të emisionit, Stresi ka treguar një histori që ka ndodhur para 6 vitesh kur të dy e kishin lënë për një intervistë por reperin e kishtë zënë gjumi.

Roza Lati: E mban mend 1 herë që të kam ftuar në emision dhe s’ma hape telefonin?

Stresi: Po që më erdhe në shtëpi. Para 6 vitesh e lamë për të xhiruar emisionin herët në orën 11 paradite. Unë atë natë u mundova shumë të mbaja veten, të mos dilja e të rrija deri vonë, mirëpo rastisi që ndejtëm. Kam shkuar në shtëpi në orën 5 të mëngjesit dhe i them çunave më zgjoni në mëngjes, se ne me djemtë jetojmë bashkë tek një hyrje përballë shtëpisë sime. Nuk u zgjova dot dhe nga ora 11 bie zilia. U çova ta hapja derën e kur shoh tek syri magji pashë një blic telefoni, ishte blici i kamerës.

Roza Lati: Mora kameramanin, thashë ky nuk hap telefonin, e paska gëdhirë, çohuni çuna se do i ikim Stresit në shtëpi.

Stresi: Dhe sa hapa derën ti u fute direkt brenda. (Qesh)



/Ora News.tv/