Lewis Hamilton tregon "kthetrat".

Kampioni i Botës u tregua fenomenal në Çmimin e Madh të Francës, të cilët e përshkroi në kohën 1:28:319, duke fituar kështu Pole Position. Me vetëm pak të mitat pas tij, u pozicionua Bottas, ndërkohë që Ferrari i Leclerc plotësoi podiumin. Në provat zyrtare dështoi Sebastian Vettel.

Gjermani nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të, pozicion nga i cili do të synojë pikë të plota në garën e nesërme. Kryesimi për pilot mbahet nga Hamilton, që ka grumbulluar 162 pikë në 7 garat e para, i ndjekur nga bottas me 29 pikë më pak dhe Vettel në kuotën e 100 pikëve.  

/Ora News.tv/