Hamilton në mbrojtje të Vettel: Tregoni respekt!

Hamilton në mbrojtje të Vettel: Tregoni respekt!

Duket se rivaliteti mes Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel mbetet vetëm në pistë, pasi udhëheqësi momental i Formula 1 i ka dal në mbrojtje kolegut të tij te Ferrari. Ai i ka kërkuar mediave që të tregojnë pak më shumë respekt për pilotin gjerman ndërsa ka shtuar se çështja titull është ende e hapur.

"Mendoj se media duhet të tregojë pak më shumë respekt për Sebastianin. Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni se sa e vështirë është të bëjmë atë që iu kërkoni, pavarësisht disiplinave të sportit. Gabime bëjmë të gjithë, por kritikat duhet të jenë më të kursyera pasi ato na dëmtojnë."-tha britaniku i Mercedez.

Sa i përket çështjes titull, Vettel u shpreh se pavarësisht distancës së thellë me Hamilton ai ka ende shanse për ta rivalizuar dhe t'i cënojë titullin.

"Ka ende një shans, e kemi bërë shumë pak të lehtë për ta në dy garat e fundit, duke besuar se ata do të gabojnë, por ne duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë pak më shumë nga çfarë kemi arritur. Javët e fundit kanë qenë të vështira për ne, por në përgjithësi mund të jemi në një vend më të mirë. Por ne shikojmë përpara dhe nëse javët e fundit kanë qenë të vështira, shpirti brenda ekipit është pozitiv."-tha gjermani pas çmimit të Madh të Japonisë.

"Kjo e bën këtë ekip gjithmonë shumë të fortë dhe do ta bëjë atë të fortë në të ardhmen. Ne e dimë që ende kemi potencial për të rivalizuar dhe ne duhet të punojmë dhe të tentojmë deri në fund dhe këtë do e dëshmojmë në garat e ardhshme.

Kujtojmë që distanca mes Hamilton të vendit të parë dhe Vettel të vendit të dytë është 67 pikë, kur kanë mbetur edhe katër gara për tu zhvilluar.

EMISIONET