Një vjedhje spektakolare u regjistrua të dielën në Shkup, ku një person ende i paidentifikuar hyri në një banesë dhe grabiti 1 milion euro.

Siç raportojnë mediat vendase, hajduti kishte hyrë në shtëpi përmes çatisë së banesës ngjitur me të.

Prej aty kishte kaluar në ballkonin e shtëpisë ku do të vidhte. Ka hapur me forcë derën e ballkoni dhe ka hyrë brenda.

Hajdutit nuk iu desh shumë lodhjepër të gjetur paratë pasi 800 mijë euro i ka gjetur në një çantë pranë shtratit sapo ka hyrë në dhomën e gjumit.

Zbrazi edhe sirtarët në të njëjtën dhomë gjumi, dhe më pas kontrolloi dhomat e tjera.

Sipas raportit në Ministrinë e Brendshme, vjedhja është kryer dje nga ora 7.30 deri në  9.45 pasdite në një shtëpi në Shkup.

Autori i krimit është në kërkim.  Ai ëhstë larguar me tre çanta me 800 mijë euro, 60 mijë dollarë amerikanë, 50 mijë franga zvicerane dhe një milion denarë.

Rasti është denoncuar në polici në orën 10.10 të mbrëmjes nga pronari i banesës ku ndodhi vjedhja,  Sh.I. 58 vjeç nga Shkupi.

Policia po heton nëse grabitësi e dinte saktësisht vendin e parave dhe bëri rrëmujë në dhomat e tjera për të fshehur faktin se e dinte çfarë kishte në shtëpi, apo ai hyri krejt rastësisht dhe  pati fatin të gjente dhe të vidhte një milion euro.

/Ora News.tv/