Hajdari: Reforma në drejtësi peng i politikës 30 vjeçare, parlamenti të mbyllë sesionin me ndryshimin e sistemit

Hajdari: Reforma në drejtësi peng i politikës 30 vjeçare,

Gjatë fjalës së saj në parlament, deputetja Rudina Hajdari tha se reforma në drejtësi ka mbetur peng i politikës 30-vjeçare, Ajo bëri thirrje që vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë duhet të plotësohen sa më parë.

Rudina Hajdari: ''Reforma në drejtësi ka mbetur peng i këtij vendi nga politika shqiptare, nga politika e 30 viteve, që gjithmonë akuzoni njëri tjetrin dhe asnjëherë nuk mbani përgjegjësi për veten tuaj. E shikoj edhe këtë herë me këtë rezolutë, e cila pavarësisht s eunë e kam mbështetur sepse e kam ditur shumë mirë që refomra në drejtësi është kusht por dhe detyrim ndaj shqiptarëve për të patur një sistem të drejtë dhe të pastër, për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian. Dua të ndalem në disa pika të tjera sepse i bashkohem edhe thirrjes për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. Duhet të ndodhë një orë e më parë dhe nuk duhet ta mbajmë peng këtë vend.''

Hajdari nënvizoi faktin se parlamenti duhet të mbyllë sesionin me ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave për zgjedhjet e vitit 2021.

Rudina Hajdari: ''Meqë sezoni i parlamentit po mbyllet, dua të theksoj se ky parlament duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe, e cila është ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave për zgjedhjet e vitit 2021. Duhet patjetër të ndodhë kjo gjë sepse do të jemi të humbur para shqiptarëve dhe elektoratit tonë.''

EMISIONET