Angela Martini dhe partneri i saj Dragos Savulescu njihen si çifti më i çmendur në showbiz pasi guxojnë të bëjnë gjëra që si kemi parë më parë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e meshkujve mundohen të ruajnë të dashurën nga sytë e të tjerëve, biznesmeni rumun ka zgjedhur ti publikojë fotografinë topless.

Të dy po shijonin ditën me diell, kur Dragos publikoi në rrjetin e tij personal në Instagram pamjen e zhveshur nga mesi e lart të modeles shqiptare.

Fotografinë e saj e ka shoqëruar me përshkrimin "Ditë e nxehtë", ku Angela mbulon gjoksin me duar.

Të dy bëjnë jetë luksoze pasi janë martuar prej muajsh, por nuk dihet nëse së shpejti do bëhen prindër. Për momentin kanë zgjedhur të shijojnë praninë e njëri-tjetrit.

/Ora News.tv/