Gurma: Fundjavat në Sarandë me pushues nga Kosova, në periudhë normale mbipopullohet nga të huajt

Gurma: Fundjavat në Sarandë me pushues nga Kosova, në

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit, megjithatë me hapjen e kufijve me Kosovën duket se po fillon të marrë frymë.

Në një lidhje me Skype për Ora News, kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, tha se fundjavat në këtë qytet kanë qenë të tejmbushura me pushues nga Kosova.

Adrian Gurma: ''Në të gjithë këtë periudhë pandemie, ne fluskin më të madh, Saranda por edhe qytetet e tjera bregdetare e kanë pasur kryesisht e kanë pasur me pushues nga Kosova. Kjo për faktin se në datën 1 qershor është hapur kufiri me Kosovën, dhe kjo në një mënyrë apo në një tjetër, ka bërë të mundur që lëvizshmëria ndërmjet dy shteteve të jetë e kënaqshme, pavarësisht situatës së pandemisë që ditët e fundit ka ndryshuar trend. Fundjavat në Sarandë përveç turistëve vendas, ka patur dhe një dyndje të pushuesve nga Kosova. Vetëm fundjavën e kaluar, ne kemi pasur 10 autobusë me pushues të ardhur nga Kosova, por edhe me automjetet e tyre.''

Sipas Gurmës, kjo situatë nuk është e zakonshme, dhe në një periudhë normale, Saranda do ishte e frekuentuar nga turiste të huaj, kryesisht nga Evropa Lindore dhe Veriore.

Adrian Gurma: ''Jemi në një situatë jo të zakonshme, pavarësisht se tashmë jemi pak më të çliruar por Saranda në këtë periudhë duhet të ishte e mbushur me turistë jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut, por edhe nga Europa Lindore kryesisht dhe Veriore. Jemi në situatën që tashmë kemi vetëm turistë vendas dhe nga Kosova. Deri më tani nga Maqedonia e Veriut nuk kemi patur. Kërkesat për të ardhur dhe për të pushuar në Sarandë janë të shumta por mungesa e lëvishmërisë por edhe bllokimi për shkak të pandemisë, ka bërë që ardhja e turistëve në krahasim me vitet e tjera të jetë në nivel jo të kënaqshëm.''

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

EMISIONET