Grupit kriminal të trafikut të drogës, ju sekuestruan 4 mln euro pasuri në Shqipëri
4 milionë euro pasuri që ju sekuestruan grupit kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës që vepronte mes Italisë dhe Shqipërisë janë të gjitha në vendin tonë.
Bëhet fjalë për 15 apartamente, 1 truall toke, 7 autovetura dhe skafi i sekuestruar në Vlorë.
Nga 37 personat e arrestuar nga ky operacion, 10 janë arrestuar në Vlorë.
Hetimet për operacionin policor të koduar "Kulmi" kishin nisur në mars 2017 deri me janar 2019.
Lexo edhe: 10 të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë, sekuestrohet një skaf
“Si Stuhia", gomonia 11 metra e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri- Itali