Gruaja dhe vajza ‘harrojnë’ Michael Schumacher, fotografohen në gara me kuaj

Vajza 22-vjeçare e Michael Schumacher, së bashku me nënën e saj kanë zgjedhur kalërimin, si sporti që preferojnë të ushtrojnë së fundmi.

Gina-Maria Schumacher, së bashku me nënën e saj Corina janë fotografuar në gara me kuaj në qytetin italian të Veronas.

Gina-Maria Schumacher ka folur më parë për dashurinë e saj për këtë sport në televizionin gjerman NDR dhe programin "Riding Horse" që flet për sportin e hipizmit.

"Kuaj janë shumë të qetë. Unë stërvitem çdo ditë dhe kjo është gjithmonë kënaqësi. Sigurisht, duhet të kesh shumë durim dhe ndonjëherë pyet veten ... "Pse po e bëj këtë?" Por kuajt më kanë dhënë gjithçka. Nuk është e vështirë për mua të jem disiplinuar, më pëlqen ajo që bëj”, tha 22-vjeçarja.

Gina dhe nëna e saj nuk flasin publikisht dhe veçanërisht pas aksidentit shumë të rëndë që pësoi kampioni i Formula 1 gjatë pushimeve, për Krishtlindje në vitin 2013, në Alpet Franceze.

Michael Schumacher ka mbushur 50 vjeç këtë vit, ndonëse për shëndetin e tij nuk dihen shumë pothuajse për 5 vite.


EMISIONET