Grimieri i Kim Kardashian dhuron gjënë më me vlerë që ka pasur në jetë për të prekurit e tërmetit

Grimieri i Kim Kardashian dhuron gjënë më me vlerë që

Edhe grimier i Kim Kardashian Mario është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e së martës.

Ai ka vendosur të dhurojë varsen e parë që ka blerë për veten e tij pas një pune shumëvjeçare. Përmes një postimi në “Instagram”, Mario ka treguar historinë e veçantë të kësaj varse dhe ngushëllimin për familjet e prekura nga tërmeti.

Bizhuteria e parë që i kam dhuruar ndonjëherë vetes. Unë u kam dhuruar bizhuteri të tjerëve shumë herë por kurrë vetes time. Po ecja në një qendër tregëtare me vëllain dhe babain për t’i gjetur një pallto dimëri babait. Aty pashë këtë varëse që shkëlqente përmes xhamit dhe vëllai më tha të futemi brenda. Unë thashë se nuk do shkoja, por ai më shtyu. Ai tha: “Vëlla, ti ke punuar kaq shumë që kur ke qenë 12 vjeç dhe kurrë nuk i ke blerë vetes asnjë bizhuteri.Unë i thashë jo edhe pse kisha dëshirë dhe e meritoja ta merrja atë.Tani që qëndron në zemrën time un e dhurova këtë gjerdan dhe të gjitha fitimet që do vijnë të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si dhe ti të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që fillova ta jetoj atë vetë”, shkruan Mario.


 




 

View this post on Instagram

 








First piece of jewelry I’ve ever gifted myself ♥️

EMISIONET