Greqia ka vendosur blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies për të penguar kalimin e emigrantëve.

Emigrantët e ardhur në qytetin Edirne të cilët duan të kalojnë në Evropë, vazhdojnë pritjen e tyre në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare Pazarkule-Kastanies dhe në territorin me pemë në afërsi të saj.

Blloqet e betonit në lartësi prej 1.5 metra u transportuan me kamionë në pikën kufitare Kastanies nga Greqia dhe u vendosën me eskavatorë në hyrje të pikës kufitare, shkruan Anadolu Agency.

Ndërkohë forcat greke të sigurisë gjatë kësaj kohe hipën mbi blloqe dhe vendosën drejtpërdrejt në objektiv bomba gazi pasi emigrantët u afruan pranë hyrjes.

Ata u larguan nga zona e ndërmjetme si pasojë e efektit të gazit lotjsellës.

Bëhet e ditur se 3 kapsula gazi të hedhura nga njësitet kufitare greke ranë në oborrin e postës së xhandarmërisë brenda pikës kufitare turke Pazarkule.

Greqia ishte pika hyrëse për qindra mijëra emigrantë që erdhën në Evropë në vitet 2015 dhe 2016. Fluksi ra në mënyrë dramatike me një marrëveshje midis BE-së dhe Turqisë në Mars 2016. Në 2017 dhe 2018, emigrantët hynë gjithnjë e më shumë në Evropë përmes pikave të ndryshme të hyrjes, përfshirë Italinë dhe Spanjën.

Rreth 1.2 milion emigrantë jetuan në Greqi në 2017, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara. Ata përbënin afërsisht 11% të popullsisë së Greqisë atë vit.

/Ora News.tv/