Greqia është gati të presë turistët, kryeministri Kyriakos Mitsotakis viziton ishullin Santorini

Greqia është gati të presë turistët, kryeministri

Greqia u hap për turistët dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis vizitoi në mënyrë simbolike ishullin Santorini. Ai tha se përparësia kryesore është shëndeti i vizitorëve dhe i stafit të strukturave hoteliere. Turizmi është jetik për Greqinë pasi i siguron vendit mbi 20 për qind të prodhimit ekonomik. 

Greqia është gati të presë turistët këtë verë dhe për ta treguar këtë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, vizitoi në fundjavë disa prej ishujve më të njohur, përfshirë ishullin emblematik Santorini.

“Gjithçka është gati. Ne sigurojmë rregullat e duhura për distancimin fizik për kthimin e turistëve në Greqi nga tridhjetë vende në rrugë ajrore, tokësore dhe detare nga e hëna,” theksoi Mitsotakis, vendi i të cilit është prekur relativisht pak nga koronavirusi, duke regjistruar 183 të vdekur.

“Prioriteti ynë numër një është siguria dhe shëndeti i vizitorëve”, shtoi kreu i qeverisë, gjatë vizitës në një nga ishujt më të populluar nga turistikët në prag të sezonit.

Në një vend ku turizmi është vendimtar për ekonominë, qeveria ka ndërmarrë edhe një fushatë për promovimin e sektorit. Gjithashtu qeveria ka hartuar një plan veprimi për ishujt, i cili përfshin shtimin e numrit të mjekëve dhe stafit mbështetës mjekësor, testim për rastet e dyshuara dhe mjedise të posaçme karantine pranë hoteleve. Transporti ajror është në gatishmëri për çdo rast emergjent.

Aeroportet e Athinës dhe Selanikut do të rifillojnë fluturimet me 30 vende, ndërkohë që aeroportet rajonale, përfshirë dhe ai i Santorinit, do të rihapen më 1 korrik.

Duke përbërë rreth 20% të prodhimit ekonomik të Greqisë, turizmi është jetik për vendin mesdhetar, i cili doli nga kriza e rëndë e borxhit në vitin 2018. Rreth 33 milion turistë vizituan Greqinë vitin e kaluar, duke gjeneruar rreth prej 19 miliardë euro të ardhura. 

EMISIONET