Gjuzi: Ne jemi aristokratë, kemi mendje të ndryshme, nuk e di nëse Basha është i zoti të na bëjë bashkë

Gjuzi: Ne jemi aristokratë, kemi mendje të ndryshme, nuk e di

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti dhe kreu i Konservatorëve Kujtim Gjuzi u shpreh se grupi parlamentar i drejtuar nga Myslym Murrizi dhe nga vetë Gjuzi janë aristokratë dhe kanë mendje të ndryshime.

Ai shtoi se nëse Basha është i zoti le t’i bëjë bashkë këto mendje meqë është në kontakt me këta 7 deputetë.

Gjuzi: Murrizi është nënkryetar i Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar demokrat dhe tentativa për kryesim të listës për ndryshime kushtetuese, pa koalicionet që çon Ramën direkt në fitore, i bie që ne jemi të gjithë bashkë, por ne jemi aristokratë, kemi mendjet tona. Kush është i zoti le t’i bëjë këto mendje bashkë. Nuk e di a është Basha i zoti tashmë me që ka edhe ftesën për të qenë në kontakt dhe këshillim me këta 7 deputetë. 

EMISIONET