Edhe Kukësi në shtetrrethim: Askush të mos dalë pas orës 18:00

Edhe Kukësi në shtetrrethim: Askush të mos dalë pas

Me anë të një videoje të postuar në Facebook, kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se të gjithë pensionistët që nuk kanë fëmijët afër do të shërbehen nga bashkia.

Ndërkohë, Gjici tha se nga dita e sotme në orën 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja në këmbë.

Safet Gjici: Të gjithë pensionistët që nuk i kanë fëmijët afër do të shërbehen nga bashkia. Ne si bashki në bashkëpunim me shtetin, jemi duke përgatitur listat e pensionistëve që nuk i kanë fëmijët afër. Duke nisur nga sot në orën 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja në këmbë. 

Kjo nuk është një kohë shëtitjeje. Ne nuk duhet të dalë askush atyre që punojnë në strukturat jetike të shtetit, vetëm në rast furnizimi për ushqime dhe medikamente. 


EMISIONET