Gjendet e vdekur në pyll gruaja e ish-ministrit

Gruaja e deputetit të Tory Owen Paterson nga Britania e Madhe është gjetur e vdekur në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.

Z. Paterson, një ish-ministër i kabinetit nën David Cameron dhe deputet konservator për North Shropshire,  i cili sot feston edhe 64-vjetorin e tij, u shpreh se vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmershme për familjen.

Policia e West Mercia tha se shkaqet e vdekjes janë të pashjegueshme.

Zonja Paterson, ishte kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club. Çifti u martuan në 1980 dhe kishin dy djem, Ned dhe Felix, dhe një vajzë, Evie.

Z. Paterson tha sot: Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur në shtëpinë tonë në Shropshire. Rose dhe unë u martuam për 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne.

Po vazhdojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET