E frikshme/ Gjarpri 2.5 metra sulmon familjen në Libohovë, vritet me lopatë

E frikshme/ Gjarpri 2.5 metra sulmon familjen në Libohovë, vritet me

Një gjarpër i madh 2.5 metra sulmoi një familje në qytetin e Libohovës.

Pesë anëtarët e familjes së shtetasit L.H. kanë dalë të tmerruar nga banesa teksa gjarpri hyri fshehtas duke rrezikuar jetën e anëtarëve të kësaj familjeje.

Njëri prej djemve ka rrëmbyer nje lopatë dhe ka vrarë gjarpërin në momentin kur i është afruar pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Gjarpri me gjatësi 2.5 metra ka qenë me zile dhe është shumë i rrezikshëm.

Dy kuaj janë pickuar nga gjarpërinjtë ditën e sotme (19 qershor) në lagjen e sipërme të Libohovës, por kanë mundur të shpëtojnë.  

EMISIONET