Para disa kohësh gazetarja e sportit Leila Kraja bëri një deklaratë për Robert Berishën duke thënë se nëse ai nuk do ishte i martuar do dëshirontë të ishte e dashura e tij.

Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”- është shprehur Lei në atë kohë.

Kjo deklaratë bëri një bujë të madhe nëpër media, por Roberiti është shprehur se ai e konsideron Leilën vetëm si një motër dhe asgjë më shumë.

“Respekt si për një motër”, është shprehur Roberti.

Ditën e sotme e ftuar në emisionin e shoëbizit “Mes Yjesh” në Ora News, Leia Kraja ka treguar si qëndron e vërteta e asaj deklarare dhe çfarë marrëdhënie ka me Robertin.

Xhesi Muçaj: Është bërë bujë e madhe marrëdhënia jote me Robert Berishën, pse u morën kaq shume me ty dhe atë?

Leila Kraja: Roberti është një njëri që kur njerëzit e marrin në intervistë kënaqen sepse është një njëri shumë i hapur, shumë karizmatik dhe bën shoë edhe unë njëjt si ai dhe njerëzit e morën për këq. Më bëri njera pyetje një ditë: “Dua të të pyes sinqerisht ke pasur gjë me Robertin?” Por jo, jemi vetëm miq, asnjë gjë më shumë, më duket shumë absurde.Tani vetëm të tregohem e pasinqertë, ai është gjithë ai çun, të gjithë gocat e kanë qejf, por ne jemi vetëm shumë shumë shok, motër dhe vëlla siç e tha Roberti. 

/Ora News.tv/