Gatuan pene me gorgonzola, njihuni me kuzhinierin më të mirë të makaronave në botë

Është japonez kampioni i ri i botës në gatimin e makaronave. Pas dy ditësh garë, kuzhinieri Keita Yuge fitoi në Paris, titullin e Master of Pasta 2019 al Barilla Pasta World Championship në sajë të pjatës së tij "Pene me gorgonzola me aromë japoneze".

Fitorja e tij u shënua këtë të shtunë në kryeqytetin francez, si akt ekskluziv i Barilla Pasta World Championship, ku konkurruan 14 kuzhnierë nga vende të ndryshme të botës, nga 350 mysafirë ndërkombëtar, ekspertë dhe operator të sektorit.

Keita Yuge është një kuzhinier multidisiplinor, i cili ka njohuri të gjerë në kuzhinën italiane.

E ka zhvilluar talentin e tij në disa nga restorantet më të mirë në Paris, (G. Savoy), Tokio (Chez Inno), Osaka (Quinto Canto) dhe në Yokoama (Salone 2007).

"Jam krenar që jam fituesi i ri i ‘Barilla Master of Pasta’. Dëshira ime është që t'iu përcjellë gjeneratave të reja gjithë njohuritë e mia të këtyre viteve", deklaroi Yuge, teksa fitoi trofeun e bronztë, të frymëzuar nga makaronat.

Në recetën e kuzhinierit Yuge, përbërësi thelbësor është një salcë me midhje ostriche dhe aromë japoneze "Sake, Sansho, Yuzue" me salcë gorgonzola.

EMISIONET