Nëna e superyllit të futbollit Neymar dhe i dashuri i saj 23-vjeçar Tiagos Ramos janë marrë në pyetje nga policia braziliane, pas një grindje që ka ndodhur mes çiftit në shtëpinë e tyre.

Pas kësaj grindje, Tiagos Ramos ka përfunduar në spital i cili përsoi një dëmtim në krah. Plaga e tij e cila është shkaktuar nga një xham, është qepur 12 herë.

Disa informacione të pakonfirmuara thonë se modeli grushtoi një dritare nga inati, nga ku pësoi e plagë të madha.

Disa kohë më parë, doli lajmi se Tiagos Ramos ka qenë në disa marrëdhënie homoseksuale para se të takonte nënën e futbollist, përfshirë edhe një kuzhinier personal të Neymar.

Në fillim, Neymar e ka aprovuar lidhjen e tyre duke u shprehur se ai është i lumtur nëse e ëma ëshë e lumtur, por mesa duket tani marrëdhënia e tyre nuk është fort e mirë. Ai ka patur disa herë zënka me partnerin e së ëmës pasi mori vesh të shkuarën e tij dhe faktin se mund të ketë shkuar me meshkuj të tjerë edhe gjatë lidhjes me nënën e tij.

Një gazetar i quajtur Leo Diaz ka zbuluar se ka një audio ku dëgjohej zëri i Neymarit që flet me miqtë për Tiango dhe e quan “viadinhio”, e cila ka të bëjë pikërisht me homoseksualitetin.

Gjatë një bisede me Tiango , futbollisti i ka thënë se do e pësonte keq nëse do e lëndonte të ëmën.

/Ora News.tv/