Futbolli rikthehet me 5 zëvendësime dhe pezullimin e VAR deri në fund të sezonit

Futbolli rikthehet me 5 zëvendësime dhe pezullimin e VAR deri në

Të gjithë skuadrat e futbollit do tu lejohet të kryejnë 5 zëvendësime gjatë një ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni.

Kjo vjen pas propozimit të FIFA-s si masë ndihmëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Ky vendim do të jetë në fuqi vetëm për ato kampionate të cilat kanë vendosur që ta rifillojnë sezonin e lënë përgjysmë.

Më pas autoriteti më i lartë i futbollit botëror FIFA dhe Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) do të diskutojnë nëse ky rregull i ri do të aplikohet dhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Madje është në diskutim edhe përdorimi i sistemit VAR deri në fund të sezonit.

Kjo në mënyrë që të evitohet sa më shumë qëndrimi i gjyqtarëve të sistemit në një dhomë të mbyllur.

Kampionati i parë që do të ngre siparin është Bundesliga gjermane më datë 16 maj.

Të gjitha ndeshjet e mbetura do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

EMISIONET