Funerali më i pazakontë! I vdekuri bën që të afërmit të plasin në të qeshura

Një funeral aspak i zakontë, ai i një irlandezi i cili njihej si natyrë gazmore dhe që për funeralin e tij kishte planifikuar diçka për të qeshur.

Në momentet që arkivoli po futej në varrin e hapur, befas të pranishmit e gjetën veten mes të qeshurave, kjo pasi i ndjeri Shay Bradley i'u dha një "mesazh të fundit".

Nga brenda arkivolit u dëgjuan disa të trokitura dhe më tej zëri i viktimës i cili thoshte, "Hej, ku jam këtu? Është shumë errësirë, më nxirrni. Prifti është ai që po dëgjoj? Jam brenda kutisë, jam Shay! Nuk jam para jush kam vdekur", u dëgjua një regjistrim i zërit të tij para arkivolit.

Pas kësaj nisi të këndonte, në atë që ishte përshëndetja e fundit për të afërmit, pamje të cilat mund ti shihni në video.

EMISIONET