Funerali i George Floyd, priten mbi 10 mijë qytetarë për homazhet

Funerali i George Floyd, priten mbi 10 mijë qytetarë për homazhet

Ceremonia mortore e George Floyd pritet të fillojë mesditën e kësaj të hëne.

Sipas CNN, trupi i tij ka mbërritur në Houston ku do të varroset pranë mamasë së tij.

Ndërkohë rreth orës 1 të drekës me orën lokale në Houston priten dhe homazhe publike nga qytetarë të ndryshëm.

Autoritetet presin me mijëra qytetarë që të vijnë dhe të vizitojnë varrin e tij. Për të respektuar dhe rregullat e distancimit social, brenda kishës The Fountain of Praise nuk do të lejohen më shumë se 15 persona të cilët nuk mund të qëndrojnë më shumë se 10 minuta.

Vdekja e Floyd gjatë arrestimit të tij ka shkaktuar protesta masive në thuajse të gjitha shtetet amerikane.

Si pasojë e tyre, shumë qytetarë dhe efektivë policie kanë mbetur të plagosur.

EMISIONET