Funeral i pazakontë, konsumuan gabimisht kek me marijuanë

Funeral i pazakontë, konsumuan gabimisht kek me marijuanë

Gjatë drekës pas një ceremonie mortore është zakon që njerëzit të konsumojnë një ëmbëlsirë.

Por një funeral në Gjermani nuk përfundoi siç duhej pasi njerëzit konsumuan një kek me hashash në vend të ëmbëlsirës tradicionale.

Të 13 të ftuarit në restorant tregojnë se patën marrje mendsh dhe përzierje në stomak.

Nga hetimet e policisë u gjet se një ndihmës kuzhiniere, vetëm 18 vjeç, kishte marrë me vete kek me hashash që do ta konsumonte me shoqërinë e saj.

Gabimisht ajo u shërbeu pjesëmarrësve në funeral nga gatimi i saj dhe jo nga ëmbëlsira që gatuan kuzhinierët e tjerë.

Sipas traditës gjermane pas një funerali konsumohet kafe dhe kek. Policia e Rostock po mban në kujdestari 18 vjeçaren.

EMISIONET