Fundjava në plazh, numër i lartë pushuesish nga Kosova në bregdetin Adriatik

Fundjava në plazh, numër i lartë pushuesish nga Kosova në

E shtuna dhe e diela kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve në bregdet. Shtetasit nga Kosova i qëndrojnë ende besnik bregdetit të Adriatikut, ku Durrësi dhe Shëngjini mbesin më të frekuentuarit. Paralajmërimet për zbatimin e masave antikovid duket se nuk kanë gjetur vend.

E diela ka shënuar një fluks të shtuar të pushuesve në bregdet. Në Shëngjin duket sikur pandemia është harruar.

Moti i ngrohtë me temperatura të larta solli dyndje qytetarësh drejt bregdetit e këtë e tregon dhe trafiku i rënduar përgjatë superstradës Milot-Lezhë si dhe në rrugën drejt Shëngjinit.

Fluksi i automjeteve që vinin kryesisht nga Kosova ishte shumë i lartë, duke krijuar trafik të rënduar gjatë orëve të paraditës.

Shtetasit e Kosovës vijojnë t'i mbeten besnik bregdetit të Shëngjinit, duke sjellë shpresë për turizmin në këtë zonë.

"Kam 6 ditë që kam ardhur. Gjithçka është super. Ne kemi ardhur nga Gjilani."

Edhe në Durrës situata është e njëjtë.

"E kemi më afër. Edhe pse është pak frika nga virusi por fëmijët kanë nevojë për plazh".

Ndryshe nga vite të shkuara në vijën bregdetare është reduktuar numri i bizneseve duke i lënë më shumë vend hapësirave publike.

EMISIONET