Fshihnin kokainën anës rrugës, si u zbuluan dy shpërndarësit shqiptarë në Itali

Fshihnin kokainën anës rrugës, si u zbuluan dy

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Anconas, të kapur me kokainë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë me moshë 28 dhe 26 vjeçe, pa precedentë penalë.

Dy të rinjtë po mbaheshin nën vëzhgim për shkak të lëvizjeve të tyre të dyshimta, ku rezultoi se kishin ngritur një aktivitet të shpërndarjes së kokainës.

Pasditen e kësaj të marte, pas lëvizjes së radhës, dy shqiptarët u pikasën duke zbritur nga një makinë në anë të një rruge në Clementina, pjesë e Rocca Priora e cila çon në Montemarciano.

Dy të dyshuarit, pasi zbritën nga mjeti u zhytën në një arë anës rrugës, ku mes shkurreve kishin fshehur kokainë dhe sende për paketimin e saj. Kështu ata u kapën në kushtet e flagrancës, pranë një lokali, ku u ndaluan dhe u detyruan që të zbrisnin nga makina me të cilën udhëtonin.

Gjatë kontrollit u gjet një sasi prej 40 gramë kokainë, e ndarë në 21 doza të ndryshme. Më pas policia shkoi në vendin ku dy shqiptarët kishin marrë drogën, ku nën një gur të madh gjetën një peshore që maste lëndën narkotike dhe disa qese celofani që përdoren për paketimin e kokainës. Po ashtu dy të arrestuarve iu gjetën edhe 200 euro, të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti i shitjes së lëndës narkotike.

EMISIONET