Frika nga koronavirusi ka detyruar amerikanët të blejnë armë.

Shitësit thonë se njerëzit ndihen kaq të dëshpëruar dhe të paparashikueshëm, saqë duan të blejnë një armë që të mund të mbrohen, shkruan Associated Press.

''Është çmenduri,'' tha Jay Wallace, i cili zotëron një dyqan armësh Xhorxhia, duke shtuar se është 5 fishuar blerja e armëve dhe municioneve.

Disa nga blerjet bëhen nga njerëz që blejnë armë për herë të parë. Të tjerë janë persona që kanë armë dhe që i shtojnë në koleksionet e tyre ose grumbullojnë municione.

Blerja e armëve është shqetësim i madh për zyrtarët në SHBA. Një kryebashkiake në Illinois kohët e fundit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte shitjen e armëve ose municioneve, siç bëri kryebashkiaku i New Orleans, raporton Ora News.

Aktualisht në SHBA janë shënuar 93 viktima dhe 4,743 të infketuar nga Covid-19.

/Ora News.tv/