Frashëri: Kukësi është skuadra më e frikshme në kampionat

Frashëri: Kukësi është skuadra më e frikshme në

Portieri i Teutës, Stivi Frashëri i ftuar në Ora Sport ka zbuluar skuadrën të cilës i druhet më shumë në këtë rifillim të kampionatit.

Për të, Kukësi mbetet pretendenti më i fortë. Gjithashtu ai ja ka uruar fitoren e kampionatit pikërisht verilinodrëve.

Frashëri: Kukësi është ekip i frikshëm në sulm, sepse ka lojtar shumë të shpejtë. Por edhe Laçi është një skuadër e rrezikshme në sulm. Kur isha unë tek Kukësi, skuadra ishte shumë e fortë, e kompletuar në të gjitha drejtimet. Ndërkohë unë dua tja uroj titullin kampion Kukësit. Kam luajtur edhe me Tiranën por jam tifoz me Kukësin. 

Gjithashtu gardiani i portës së Teutës shprehet optimist për të ardhmen e tij në skuadër. Ai ka pranuar uljet në skuadër.

Frashëri: Kemi një transfertë të vështirë me Laçin, shpresojmë që të bëjmë më të mirën. Kemi punuar shumë gjatë kësaj periudhe. Do të japim maksimumin, për të arritur objektivat. Kemi pasur edhe ulje ngritje. Në këtë rifillim të kampionatit shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Shpresoj ta kem kaluar atë moment dhe tani të jap më të mirën si për veten ashtu edhe për ekipin. Ndodh që në futboll të gabosh. E rëndësishme është të ngrihesh. Ne do i marrim ndeshjet me radhë, kemi objektivin të marrim fitoren. Sepse është shumë e rëndësishme për objektivat.

EMISIONET