Franca nuk do të ketë një kthim të dytë në karantinë

Franca nuk do të ketë një kthim të dytë në

Për Francën duket se nuk do të ketë një kthim të dytë në karantinë.

Këtë e deklaroi përpara komisionit parlamentar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, i cili tha se një rikthim i izolimit total do të ishte i pamundur për arsye ekonomike dhe sociale.

“Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën. Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`i këshillohet një izolim i pjesshëm”, - tha eksperti.

Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime. Vendi i ka lehtësuar ndjeshëm masat izoluese .

Disa ditë më parë, presidenti Emmanuel Macron edhe pse tha se Franca ka arritur “fitoren e parë”, paralajmëroi për kthim të mundshëm të virusit, duke thënë se “ do të jemi gati të nisim një kapitull të ri në territorin tonë”.

EMISIONET