Francë, policia sekuestron 140 mijë maska gati për tu shitur në treg të zi

Francë, policia sekuestron 140 mijë maska gati për tu shitur

Autoritetet franceze kanë sekuestruar 140 mijë maska të cilat ishin përgatitur për tu shitur në treg të zi.

Zyrtarët shprehen se kanë kapur në flagrancë një biznesmen që po shkarkonte disa kuti në një banesë në St Denis në veri të Parisit.

Muajin e kaluar qeveria franceze vendosi në dispozicion të gjitha maskat e mbetura stok në shërbim të mjekëve nëpër spitale.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në Kinë u konfiskuan rreth 89 milionë maska të thjeshta kirurgjikale. Gjithashtu në shumë biznese janë kapur sasi të larta të dezinfektantëve të skaduar.

Qeveria kineze ka inspektuar rreth 16 milion biznese për të evidentuar kundërvajtje të tjera ligjore.

EMISIONET