FOTOLAJM/ Policia në ambientet e spitalit në ruajtje të Agim Kajmakut

Forcat e policisë gjenden në ambientet e spitalit ku ndodhet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku, është arrestuar gjatë ditës së sotme (7 korrik) nga ana e policisë në ambientet e një spitalit privat në zonën e ''Ali Demit'', ku mësohet se po merrte kurim.

Ndalimi i tij është bërë nga Drejtoria e policisë së Tiranës.

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Më 1 nëntor 2019, atij iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.



EMISIONET