Foto/ Vendlindja e nderon, statujë bronzi për Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic është nderuar me një statujë në qytetin e tij të lindjes, Malmo.

Gjiganti suedez e zbuloi sot statujën. Shumë tifozë të tij ishin mbledhur në stadiumin e Malmo për të parë Ibrahimovic i cili paraqet para tyre statujën prej bronzi, të porositur nga Federata Suedeze e Futbollit për nder të golashënuesit më të mirë të tyre të të gjitha kohërave.

Statuja është vepër e artistit suedez, Peter Linde dhe është e lartë 8,9 metra ndërsa peshon afërsisht gjysmë toni. Për ndërtimin e tij janë dashur rreth katër vite.

Ibrahimovic bëhet futbollisti i radhës që i kushtohet një statujë bronzi në vendlindjen e tij, pas Cristiano Ronaldos, Luis Suarez, Alexis Sanchez, David Beckham, Sir Bobby Robson dhe Alan Shearer.

EMISIONET