Lagjia e famshme me drita të kuqe në Amsterdam është rihapur pas një mbylljeje të gjatë nga pandemia e koronavirusit. Punonjësit e seksit dhe klientët duhet të respektojnë rregullat e reja për të parandaluar infeksionin.

Hollanda urdhëroi që të mbyllen të gjitha bordellot në mesin e marsit dhe fillimisht kishte planifikuar t'i mbante ato të mbyllura deri në shtator, por kohët e fundit doli ligji për rihapjen e tyre pasi rastet me Covid-19 u zvogëluan.

Felicia Anna, një punonjës seksi 34-vjeçar rumune është shprehur se ndihet shumë e lumtur që do rikthehet në punë.

"Gjatë bllokimit, shumë punonjës të seksit u përballën me probleme financiare, kështu që ne jemi shumë të lumtur që mund të fillojmë më në fund punën tonë," tha Anna, kryetare e sindikatës Red Light United.

Ajo shprehu frikën se do të kishte më pak klientë, pasi shumë prej tyre janë turistë dhe Hollanda i ka ende të ndaluara udhëtimet.

Tani punonjëset e seksit duhet të kontrollojnë klientët nëse ndihen mirë apo nësë kanë ndonjë simptomë.

Duhet të jenë të vëmendshme me dezinfektimin, larjen e duarëve dhe pastrimin e çarçafëve pas çdo takimi. Ato duhet të shmangin edhe puthjet me klientët.

Felicia Anna është shprehur: Pasi klienti të largohet nga dhoma, ne do të dezinfektojmë gjithçka që ai mund të ketë prekur, shtratin, lavamanin, tualetin nëse ai do të përdorë tualetin, dyret dhe çdo gjë".

/Ora News.tv/