Dikur Ledri Vula dhe Dua lipa kanë qenë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Edhe pas ndarjes së tyre ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.

Këngëtari ka një raport shumë miqësor edhe me familjen e Duas, ku shihet shpesh nën shoqërinë e tyre.

Së fundmi Ledri ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka takuar familjen e Dua Lipës dhe kanë dalë të argëtohen jashtë.

Këtë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa, babai i Duas përmes një fotoje në “Instastory”.

/Ora News.tv/