FOTO/ Gazetari tregon tmerrin në protestë: Bomba me gaz eksploziv më theu hundët

Ka kaluar një vit pas protestës së "jelekverdhëve" në Paris, ku mes të plagosurve ishte edhe reporteri francez, Julien.

Pamjet janë të rënda, ku gazetari pësoi dëmtime të mëdha në zonën e gojës dhe hundës. Tashmë, gjërat kanë ndryshuar dhe Julien ka marrë trajtimin e duhur, por disa nga skenat e përplasjes janë ngulitur thellë në mendjen e tij.

"Ishte një trazirë e vërtetë. Disa skena i ngjanin luftës guerile urbane. Protestuesit po bllokonin rrugët, po ndërtonin barrikada dhe hidhnin bomba molotov ndaj policisë.Më pas, ata u përgjigjën me një bombë granate me gaz lotsjellës dhe municion të topit, qëlloi drejt njerëzve, pothuajse pa dallim". 

"Një granatë gazi erdhi në drejtimin tim, duke lëshuar tym të trashë të bardhë në ajër. Ajo shpërtheu menjëherë në maskën time të gazit. Ndihej si një grusht i fortë në hundë. Dhe pas kësaj dëgjova që shpërtheu granata. Hunda dhe buza e sipërme pësoi lëndime të shumta, nga granata me gaz eksploziv GLI-F4," tregoi Julien.

Gazetari tha se ai do të denoncojë aktin, edhe pse shton se nuk ka shpresa të mëdha se drejtësia që meriton do t'i ofrohet.

EMISIONET