Foshnja e porsalindur braktiset brenda në tualetin e spitalit

Foshnja e porsalindur braktiset brenda në tualetin e spitalit

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar mrekullisht pasi u braktis në një tualet në një spital në veri-lindje të Kinës.

Foshnja u zbulua nga dëshmitarë të shokuar që dëgjuan zërin e foshnjes duke qarë.

Ndërsa nëna e re, e cila u përpoq të largohej, u ndalua nga dëshmitarët dhe infermierë të tjerë në vendngjarje.

Raportet thanë se fëmija ishte i shëndetshëm dhe ishte në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa nëna e saj ngeli shtatzënë jashtë martese dhe nuk e informoi familjen e saj.

Nga pamjet e marrë brenda në banjën e femrave në spitalin Tianjin Third Central, tregojnë një infermiere që nxiton për të nxjerrë të porsalindurin nga tualeti.

Infermieret gjetën foshnjën, gjinia e të cilëve nuk u zbulua, dhe placentën e nënës brenda tualetit.



EMISIONET