Viti 2021 do të jetë edhe ai i ndryshimit në Formula 1.

Kompeticioni më i rëndësishëm i garave të shpejtësisë pritet t'i nënshtrohet dy rregullave të reja. Në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Formula 1 dhe njëkohësisht shefit ekzekutiv, Chase Carey dhe Presidentit të FIA-s, Jean Todt është dalë në përfundimin që ndryshimi i dy pikave që shihen si kyçe në rritjen e konkurencës.

Bëhet fjalë për shkurtimin e numrit të xhirove, pra gara më të ngushta dhe buxhetin ekonomik dhe qëndrueshmëri sportive të skuderive pjesëmarrëse. E në pritje të këtyre rregullave, skuderia franceze, Renault ka nisur të lëviz. Skuadra me bazë në Enstone do të ketë si shef të ri të aerodinamikës, Dirk de Beer.

Holandezi kaloi pesë vjet te Renault/Lotus nga viti 2008, para se të përfundojë te Ferrari dhe së fundmi Williams, ku ai ishte Shef i aerodinamikës për pak më shumë se një vit nga shkurti i vitit 2017.

/Ora News.tv/