Valtteri Bottas është fituesi i Çmimit të Madh të Azerbajxhanit. Finlandezi shkëlqeu në pistën e Baku, duke e prerë i pari finishin, për të lënë pas krahëve edhe kampionin e botës, shokun e skuadrës, Lewis Hamilton.

Britaniku nuk arriti që t'i bëj ballë shpejtësisë së njëvendëshes së Bottas, duke u kënaqur me shkallën e dytë në podium. Podi u plotësua nga makina Ferrari e Sebastian Vettel. Vetëm vendi i 5-të për kokëkuqen tjetër. Vendi i katër për Red Bullin e Marc Verstappen. Brenda zonës së pikëve u pozicionuan emra si Perez, Sainz, Norris, Stroll dhe Raikkonen.

Pas katër garave, kampionati më spektakolar i automobilizmit udhëhiqet nga Bottas me 87-të pikë, i ndjekur nga Hamilton me një pikë më pak. Vendi i tretë për Sebastian Vettel, që me Ferrarin e tij ka grumbulluar deri më tani vetëm 52 pikë.

/Ora News.tv/