Formula 1/ Hamilton pa frena dhe në Monako, +17 nga ndjekësit

Lewis Hamilton ka koleksionuar fitoren e tij të katërt në Botërorin e këtij sezoni në Formula 1, teksa preu i pari finishin në Çmimin e Madh të Monakos.

Britaniku kampion bote triumfoi në një garë të mërzitshme , duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Pas tij u rendit Ferrari i Sebastian Vettel, ndërsa podi u plotësua nga Valtteri Bottas.

Vendi i katërt për Red Bullin e Verstappen, ndjekur nga Gasly. "Top 10" u plotësua nga Sainz, Kyvat, Albon, Ricciardo dhe Grosjean.

Pa pikë doli piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc, i cili e mbylli garën përpara të tjerëve. Pas kësaj fitoreje, Hamilton numëron 17 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt i tij, Bottas.  


EMISIONET