Foli për fëmijën e katërt kur ishte e dehur, Kim Kardashian zbulon pasojat e alkoolit

Foli për fëmijën e katërt kur ishte e dehur, Kim Kardashian

Vetëm pak muaj më parë, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Në jetë erdhi vogëlushi Psalm dhe të gjithë kishim kuriozitet të dinim më tepër për të. Nëse bëhet fjalë për veshjet e saj dhe pasurinë, Kim Kardashian është gjithë e gatshme tu përgjigjet fansave, ndërsa kur flitet për fëmijët, Kim përpiqet të jetë shumë e rezervuar. Së fundmi 38 vjecarja tha se ajo nuk dëshironte të zbulonte se do të bëhej nënë për herë të katërt, por situata u komplikua pasi konsumoi alkol.

Në trailerin e sezonit të 16-të të "KUWTK", Scott pyet Kim, si e mësoi publiku për vogëlushin Psalm. Ndërsa Kim përgjigjet: "Ia thashë dikujt në festën e Krishtlindjes, por nuk më kujtohet se kujt sepse isha shumë e dehur. E di që ishte faji im, për këtë dhe kjo është arsyeja përse unë nuk konsumoj asnjëherë alkool.”

Përmendim se në deklaratën e mëparshme, Kim u shpreh se disa muaj më parë ndihej në ankth për faktin që do të bëhej nënë e katër fëmijëve dhe të gjithë janë nën 5 vjec. Kujtojmë se Kim Kardashian dhe Kanye West, janë prindërit e vajzës North 4 vjec, djalit Saint, 3, vajzës Chicago 1 e gjysme dhe vogëlushit Psalm, 2 muajsh.

EMISIONET